“Më përdhunuan në muajin nëntor”, adoleshentja denoncon 19-vjeçarin nga Vlora

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 19-vjeçar, ndaj të cilit ka ngritur padi një adoleshente
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 19-vjeçar, ndaj të cilit ka ngritur padi një adoleshente. Blutë bëjnë me dije në një njoftim për mediat se në Komisariatin e Vlorës është paraqitur një shtetase 15 vjeçe, dhe ka treguar “se në muajin nëntor të vitit 2021, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”. Policia tha se po punohet për kapjen e shtetasit me inicialet E. K.


Njoftimi:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, se në muajin nëntor të vitit 2021, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Punohet për kapjen e shtetasit E. K.