Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur sot klubin e natës, para të cilit, javën e kaluar u rrah për vdekje hendbollisti i “Butelit”, Denis Tot.

Mbyllja ka ardhur pas kontrolleve të kryera në shkurt, kur i ishte shqiptuar vendim për ndalesë të punës për shkak se nuk ka poseduar licencë, e cila në mars është bërë e plotfuqishme.

Meqë pronarët nuk kanë vepruar në përputhje me vendimin e IShT-së, sot është mbyllur klubi i natës “Parku qendror”.

Megjithatë nga IShT thonë se mbyllja nuk ka ardhur nga rasti tragjik, por për shkak të shkeljeve.