Luftëtari britanik , Aiden Aslin është rrahur mizorisht pasi u kap nga njerëzit e pamëshirshëm të Putinit.

Familja e 28-vjeçarit ka treguar fotografitë e Aiden i cili është i prangosur, i rrahur dhe i mavijosur .

Ai kishte hedhur armët dhe ishte dorëzuar së bashku me marinsat e 36-të të Ukrainës, pasi ju kishin mbaruar ushqimi dhe municionet .

Nëna e tij i është lutur qeverisë britanike që ta “nxjerrin nga aty” pasi ka parë fotot e djalit të saj.
Rusia e ka akuzuar atë për granatimet e fëmijëve dhe tha se ai “do të përballet me drejtësinë” në republikën e Putinit, Donetsk, në Ukrainën lindore.

Në një video të shkurtër tronditëse të publikuar mbrëmë, Aiden e urdhërojnë të flas rusisht dhe e pyesin: “Mu përgjigj, a ke vrarë njerëz?”

Ai thotë se nuk mund të flasë rrjedhshëm rusisht dhe zëri i një gruaje e përsërit pyetjen në anglisht.
Aiden, i cili duket i trullosur, përgjigjet: “Nuk e di, nuk kam bërë asgjë, kam luftuar .”

E pyesin përsëri: “A ke parë që janë vrarë njerëz?”

Aiden përgjigjet: “Jo”.

Britaniku u shfaq me një kapuç të gjelbër ngjyrë ulliri, me mëngët të tërhequra për të zbuluar tatuazhet e tij, ku në njërin prej tyre shkruhej “Happy Days”.

Njëri nga sytë e tij ishte i fryrë, gjysmë i mbyllur dhe ai kishte një plagë në ballë, i cila ishte e skuqur dhe e mavijosur.

Nuk dihet se ku po mbahet, por batalioni i tij u detyrua të dorëzohej në fillim të kësaj jave te forcat ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Nëna e Aiden, Angela, e tmerruar i tha The Sun: “Unë dua që qeveria të më ndihmojë për ta nxjerrë atë jashtë. Të paktën derisa po postojnë foto të tij e di që është gjallë, por nuk mund të jem e qetë. Nëse do ta përdorin atë për propagandë, atëherë shpresoj ta bëjnë shpejt dhe ta lënë të lirë. Jemi të dëshpëruar për mënyrën se si e kanë trajtuar djalin.”

Një nga trupat ruse tha se miqtë e Putinit në Donetsk do ta trajtonin atë si një mercenar të huaj, “që do të thotë se nuk ka status të burgosuri për të”.