Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e fundit për luftën në Ukrainë, ka bërë ne dije se pavarësisht se Rusia vazhdon të ridislokojë forcat në pjesën lindore “objektivi i saj përfundimtar mbetet i njëjtë”.
“Forcat ruse vazhdojnë të rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore. Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkiv dhe Severdonets, duke goditur pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit ku Rusia planifikon të rinovojë aktivitetin e saj sulmues.
Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë”, thuhet në përditësimin e inteligjencës britanike.
Ndër të tjera thuhetse Rusia është e vendosur të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të pohojë dominimin e saj rajonal.