Zv drejtori i doganave në Maqedoni Muharrem Hasani sot ka njoftuar për 45 punësuarit e ri në dogana!

Hasani shkruan: Nga sot, edhe zyrtarisht Doganës në RMV i shtohen edhe 45 doganierë shqiptarë. I lumtur që në afat të shkurtër, prioriteti im si zëvendësdrejtor u realizua. Statusi “administrator” për 45 punjojës doganor tashmë i përket historisë!

Kushtet e punës, paga dhe dinjiteti i doganierëve përmirësohen dukshëm.
Falënderime për gjithsecilin që kontribuoi në zgjidhjen e statusin të punonjësve të Doganës.
Suksese dhe gjithë të mirat për doganierët e rinj

M.A