Në rrjetet sociale ka nisur një mbështetje për aktorin amerikan Johnny Deep i cili ka paditur për shpifje ish-bashkëshorten e tij Amber Heard.

Në Twitter dhe TikTok janë shpërndarë thirrjet “drejtësi për Johnny Depp”.

Ekspertët e rrjeteve sociale mendojnë se mbështetja për Depp në këto mediume është mjaft e rëndësishme dhe në favor të tij.

Johnny Depp paditi ish-bashkëshorten Amber Heard për shpifje për një editorial që ajo ka botuar në vitin 2018 në gazetën Washington Post, ku shkruante se ajo ishte figura publike që përfaqësonte abuzimin në familje.

Artikulli nuk përmendte në emër aktorin, por avokatët e Johnny Depp thanë se indirekt i referohet atij.

Heard kundërshton ish-bashkëshortin, duke kërkuar nga Johnny Depp 100 milionë Dollarë.

Gjyqi mes tyre pritet të zgjasë me javë. Aktualisht gjykata ka parë provat e paraqitura nga ekipi i Amber Heard, ku u treguan mesazhe të Johnny Depp të vitit 2013 ku ai fliste për dhunë.

Në Maj të vitit 2016, Amber Heard mori urdhër-mbrojtje pasi pretendoi se Depp e kishte goditur në fytyrë me celular. Aktori hollivudian mohoi këto pretendime të ish-bashkëshortes.

Avokati i Johnny Depp prezantoi prova në gjykatë imazhe dhe audio të Amber Heard ku kjo e fundit pas zënkave me Depp bënte deklarata të tilla si: “Të godita me objekte, nuk të godita me grusht”.

Disa ditë më parë, Depp deklaroi në gjykatë se gjatë kohës që ishte i martuar me Amber Heard, kjo e fundit e ka tradhtuar me Elon Musk dhe aktorin e njohur James Franco.