Nëse gjithçka shkon sipas planit, më shumë evakuime do të zhvillohen nga Mariupol këtë mesditë.

Gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë prioritet për evakuimin nga qyteti i rrethuar, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se Mariupol ishte çliruar, me përjashtim të fabrikës së çelikut Azovstal, ku trupat e fundit ukrainase dhe afërsisht 1 mijë civilë mendohet të jenë të izoluara.