Bordi i Twitterit është pajtuar ta pranojë ofertën 44 miliardë dollarëshe të ofruar nga miliarderi Elon Musk, raporton BBC.

Musk, që ka bërë ofertën shokuese dy javë më parë, ka thënë se është personi i duhur për të zhbllokuar potencialet e jashtëzakonshme të firmës së rrjeteve sociale.

Ai ka premtuar një seri të ndryshimeve, duke filluar nga relaksimi i kufizimeve të përmbajtjeve e deri te fshirja e llogarive false.

Firma fillimisht kishte refuzuar ofertën e Muskut, por tash do të pyesë aksionarët që të votojnë për ta aprovuar marrëveshjen.

Musk është personi më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me pasuri afro 276.6 miliardë dollarë, që kryesisht është falë aksioneve të tij në prodhuesin e veturave elektrike Tesla, firmë të cilën e drejton. Ai po ashtu e drejton edhe firmën SpaceX.