Psikologia që trajtoi 20-vjeçaren Caroline Crouch, e cila u vra barbarisht nga i shoqi grek, ka treguar detaje të reja në gjyqin që po mbahet për këtë çështje.
Ajo tha se Caroline kishte dyshime se i shoqi kishte një lidhje tjetër paralele, dhe se kishte filluar të frikësohej nga Babis. Madje, sipas saj, ai shpesh nuk e lejonte të shkonte tek psikologia.
“Ajo frikësohej prej tij. Nuk takoheshim shpesh sepse Babis s’e lejonte. Flisnim me mesazhe të shkurtra në telefon. Caroline ishte e lodhur nga sjellja e tij kontrolluese dhe manipuluese, e kthyen në një marrëdhënie toksike, duke pasur parasysh se Caroline ishte 13 vite më e re se ai.”