Këshilltari nga radhët e BDI-së në Komunën e Tetovës Blerim Osmani sot ka njoftuar se në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe pas realizimit të suksesshëm të projektit për furnizimin e 5 autobusëve për nevojat e transportit urban në Tetovë, Komuna e Tetovës implementon projektin “Furnizimi i komunës me kontejnjer gjysëm nëntokësor dhe dy automjete speciale për trajtimin e mbeturinave nga këto kontejnjer”, në vlerë 28,402,300.00 den të nënshkruar me datë 03.11.2021, të financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Financave, transmeton TetovaSot.
Osmani ka sqaruar se se ky është projekti i 4-të me radhë që komuna e Tetovës ka realizuar gjatë 8 viteve të kaluara.
“Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe pas realizimit të suksesshëm të projektit për furnizimin e 5 autobusëve për nevojat e transportit urban në Tetovë, Komuna e Tetovës implementon projektin “Furnizimi i komunës me kontejnjer gjysëm nëntokësor dhe dy automjete speciale për trajtimin e mbeturinave nga këto kontejnjer”, në vlerë 28,402,300.00 den të nënshkruar me datë 03.11.2021, të financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Financave. 🏦
📌Ky projekt u aplikua në prill të vitit 2021, si vazhdë e projekteve të realizuara në partneritet me Bankën Botërore, me qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale dhe mbrojten e ambientit jetësor!
📌Vlen të theksohet se ky është projekti i 4-të me rradhë që komuna e Tetovës ka realizuar gjatë 8 viteve të kaluara!
📌Projektet tjera të realizuara me Bankën Botërore janë: Vazhdimi i bulevardit Industrial, Furnizimi i autobusëve për transportin publik, Furnizimi i 6 kamionëve dhe mjeteve të specializuara për nevojat e NPK Tetova!
Angazhimi për një Tetovë të pastër dhe urbane është një mision dhe detyrim që kërkon vizion, njohuri dhe përkushtim me të cilin është punuar në të kaluarën! ☑️” shkruan nëpërmjet Facebook Blerim Osmani./TS