Aventura e Avaro Moratës po shkon drejt fundit me Juventusin, pasi klubi italian nuk ka ndërmend ta blejë në momentin që mbaron periudha e huazimit nga Atletico.
Për këtë drejtuesit janë në kërkim të një mbrojtësi, i cili njëkohësisht është i aftë për të shënuar.
LEXO EDHE:Ambasador prej 10 vitesh, organizata humanitare shkarkon Ronaldon pas incidentit me djaloshin
Objektivi kryesor mbetet Sergej Milikovic, për të cilin duhet të paguajnë plot 35 milionë euro në arkat e Atleticos.
Milikovic kërkon kalimin në Torino, pasi dëshiron të bashkohet me mikun e tij, Vlahovic.
Ndërkohë, Arsenal ka shfaqur interes për Marotën, për të cilin janë gati të shpenzojnë 30 milionë euro dhe Atleticos do i interesonte kjo shifër.