Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje 56 vjeçarin

 


Një makinë me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur për vdekje 56 vjeçarin me iniciale V.H. banues në Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, raporton tvklan.al.