57 vjeçarja nga një fshat i Tetovës sulmohet fizikisht nga djali dhe nusja e saj

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në një fshat të Tetovës është sulmuar fizikisht një grua 57 vjeçe, nga djali dhe nusja e saj.


“Një 57-vjeçare, banore e një fshati të Tetovës, dje (28-prill) në ora 15:40 në SPB Tetovë, ka raportuar se rreth orës 11:30 në shtëpinë e tyre familjare ka qenë e sulmuar fizikisht nga djali dhe nusja e saj.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.