27-vjeçari në Durrës do ngrihej të hante syfyrin, vëllai i vogël bezdiset nga alarmi dhe e godet me thikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin e ndodhur mes dy vëllezërve në Durrës ditën e djeshme. Egzon Oruçi vetëm 20-vjeç ka plagosur me thikë vëllain e tij 27-vjeçar Bernard Oruçi për shkak të alarmit të telefonit. Mësohet se 27-vjeçari agjëronte dhe ditën e djeshme kishte vendosur alarmin për t’u zgjuar për syfyr. Por zhurma e alarmit ka bezdisur vëllain e vogël i cili ka marrë thikën dhe ka qëlluar duke e lënë të plagosur rëndë vëllain e madh. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spitali ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Dy vëllezërit jetonin në një shtëpi me qira në lagjen nr. 13, Durrës.