20 vjeçari në Durrës plagos me thikë vëllanë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar pasi plagosi me thikë vëllanë e tij.


Sipas policisë, i riu pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë vëllanë e tij, shtetasin D. O., 27 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.