Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një tjetër fjalim. “Ukrainasit nuk kanë nevojë të binden të bëhen vullnetarë. Ukrainasit nuk kanë nevojë të inkurajohen që të fillojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin”, ka thënë fillimisht ai.


Ai vlerësoi njerëzit që iu bashkuan organizatave që po luftojnë për të mbrojtur Ukrainën, duke i përshkruar ata si “parakushte për çlirimin e të gjithë vendit tonë”.

“Për ne, Ukraina nuk është vetëm një territor, si për pushtuesit. Për ne, Ukraina është miliona momente të lumtura, simbole vendase, vende të paharrueshme. Ne e ndiejmë këtë tokë. Për ne, Ukraina është jeta jonë dhe kjo është arsyeja pse miliona njerëz kanë dalë në mbrojtje të shtetit tonë sot”.

Kjo është arsyeja pse sot ne jemi të gjithë vullnetarë – të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën, fëmijët tanë, ata që mbrojnë të ardhmen tonë”.

Ai thotë se forcat ukrainase po “mbahen me guxim” ndërsa forcat ruse “nuk dinë më ku të kërkojnë rezerva”.

Zelenskyy tha se ai gjithashtu kishte kthyer vëmendjen e tij te ekonomia, e cila do të duhet të rimëkëmbet nga lufta.