Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe populli ukrainas janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.


Këtë lajm e kumtoi Këshilli Suprem i Ukrainës, me të cilin emër njihet ndryshe Parlamenti i Ukrainës.

“Ukrainasit trima po luftojnë për të ruajtur demokracinë dhe vetëqeverisjen. Nga sfida e presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Volodymyr Zelensky, tek një burrë me lot në sy duke i thënë lamtumirë familjes së tij për të luftuar për vendin e tij, njerëzit në mbarë Ukrainën po ngrihen për t’i rezistuar forcat e autoritarizmit. Fjalët tona të dhembshurisë dhe mbështetjes vështirë se mund të justifikojnë sakrificat që ata bëjnë për parimet e të drejtave të njeriut dhe paqes,” thuhet në letrën e përbashkët.