Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksy, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.


Zelensky bëri me dije se kanë biseduar për situatën në vend dhe sulmet ruse, ndërsa theksoi se fokusi ishte te vazhdimi i dialogut.

Më tej presidenti i Ukrainës tha se ka folur me Macron për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën kundër agresionit rus, veçanërisht në sferën e mbrojtjes.

“Ne duhet të forcojmë koalicionin kundër luftës”, ka thënë më tej presidenti Zelensky.