Në emisionin e sotëm në “Shqipëria Live” pjesë ishte Uarda Koçi e cila tregoi disa nga kërkesat që ka paraqitur këngëtari me famë botërore, Maluma para koncertit në Shqipëri, më 14 mars.


Kërkesat e paraqitura nga stafi i këngëtarit fillonin me një tavolinë ping-pongu në prapaskenë.

“Maluma është një djalë super solar dhe gjithë ky ndriçim, pozitivitet i tij përcillet tek stafi i jashtëzakonshëm”, tha Uarda, një nga organizatoret e koncertit.

Disa nga kërkesat përfshinin kafenë, çajin dhe mjaltin.

Një kërkesë tjetër po aq e domosdoshme janë çamçakëz pa sheqer, pasi në këtë mënyrë ai redukton stresin.

“I kemi sugjeruar stafit produktet vendore dhe njëkohësisht i promovojmë produktet tona”, u shpreh Uarda.