Një lajm i madh ka ardhur sonte që shumë kohë shqiptarët e kanë pritur. Lajmi është se tani e tutje Uniformat e Policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe një pretim i BDI-së që tani është bërë realitet.
Zv/kryeministri Grubi është i pari që ka dhënë lajmin për ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin.


“Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot!
Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin” ka shkruar Grubi

Ndryshe BDI vazhdon të përmbush të gjitha premtimet e saja elektorale, ku çdo ditë po dëshmon fuqinë dhe bashkëveprimin e saj për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut./TS/