Ramiz Rexhepi, drejtor i Byrosë për Zhvillimin Rajonal është shprehur pas takimit të djeshëm me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, se komuna është duke përpiluar projektin për shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë dhe se në momentin e kompletimit të dokumentacioneve dhe llogaritjes së projektit se sa do të kushtojë do ta ftojë ministrinë e arsimit në prezantimin e tij për t’i kërkuar mjete nga kjo ministri.
Rexhepi shtoi se nëse ministria e arsimit nuk ndanë mjete, atëherë kryetari është i gatshëm që me mjete nga buxheti i komunës ta financojë projektin.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e  Ramiz Rexhepi, drejtor i Byrosë për Zhvillimin Rajonal./Open-TV/