Situata në Mariupol të Ukrainës po vështirësohet çdo ditë e më shumë. Ndërsa mediat e huaja janë larguar prej kohësh nga qyteti i rrethuar nga rusët, një reporter nga Kina vazhdon të raportojë.


Reporteri kinez Lu Yuguang po shfaqet si një burim i vlefshëm për informimin rus. Korrespondenti i televizionit Phoenix në Hong Kong është aktualisht i vetmi reporter i huaj i lejuar të shoqërojë trupat ruse.

Ai është aktualisht në Mariupol – gjithashtu i vetmi gazetar i huaj. Raportimi i tij është krejt i njëanshëm dhe nxjerrë mirë ushtrisë ruse, shkruan Indeksonline.

I veshur me një helmetë dhe jelek antiplumb, Lu ndjek ushtrinë ruse.

Një ish-oficer i marinës kineze, i cili flet rrjedhshëm gjuhën ruse, ai ka pasur akses në “operacionet speciale anti-terroriste” të kryera nga shërbimet ruse në fronte të ndryshme në të kaluarën.

Për këtë, Lu ka marrë një sërë çmimesh për gazetari lufte.