Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin javorë, për gjendjen me COVID-19 në vend, sipas të cilit në periudhën 7 mars deri 13 mars 2022, janë bërë gjithsej 15.264 testime, me çrrastë janë regjistruiar 1.818 raste pozitive, që paraqet ulje prej 27.4 për qind në krahasim me javën paraprake.


“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 983; 54,1%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 167,6. Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 505, 27.8%). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (n = 60; 3.3%)”.

“Sipas algoritmit të ri të shërimit, gjatë javës së fundit 2400 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në mjekim në shtëpi. Janë raportuar gjithsej 267 riinfeksione, që paraqet rënie prej 28,2% krahasuar me javën e kaluar”, thuhet në raport.

Më tej në raport theksohet se janë regjistruar edhe 34 vdekje në 13 qytete të ndryshme, që gjithashtu paraqet ulje prej 33.3% në krahasim me javën e kaluar.

Ndryshe, në RMV gjithsej janë vaksinuar 871.669, prej të cilëve 851.655 me dy doza, ndërsa 147.223 kanë marrë dhe dozën e tretë.