Vajza e gruas së pakurorëzuar të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov jeton një jetë luksoze në apartamentin e saj me vlerë katër milionë paund në Kensington, raporton The Times.


Informacioni doli në publik pasi aktivistët kërkuan sanksionimin e e kësaj vajze 26 vjeçare që quhet Polina Kovaleva, për të cilën ata pretendojnë se është vajza e gruas jozyrtare të Lavrovit.

Nëna e saj, Svetlana Polyakova, me të cilën Lavrov ka qenë në një lidhje që nga fillimi i viteve 2000, thuhet se është gruaja e tij jozynare. Sipas fondacionit FBK, i drejtuar nga kritiku i burgosur i Kremlinit, Aleksej Navalny, Polyakova zotëron edhe një apartament prej 5 milionë paundësh në Moskë.

Ajo e shoqëron Lavrovin në çdo udhëtim jashtë vendit dhe ka fluturuar më shumë se 60 herë me aeroplan zyrtar, raporton The Times. Kovaleva, nga ana tjetër, shkoi në një shkollë private me konvikt në Bristol përpara se të fitonte një diplomë në ekonomi dhe politikë nga Universiteti Loughborough, dhe më vonë përfundoi një diplomë master në ekonomi dhe strategji biznesi nga Immerial College London.

Ajo fitoi përvojë pune në Gazprom, gjigantin rus të energjisë, ku ndihmoi me bashkimet dhe blerjet dhe më pas punoi në kompaninë minerare Glencore. Para se të blinte apartamentin e saj, ajo jetonte në Holland Park në perëndim të Londrës. 26 vjeçarja Kovaleva tani jeton në një apartament që regjistri i tokës thotë se ishte blerë për 4.4 milionë paund pa hipotekë në vitin 2016, kur trashëgimtarja e re ishte vetëm 21 vjeçe. Ajo ndan apartamentin me një burrë që besohet se është partneri i saj, i cili gjithashtu zotëron 10 për qind të aksioneve në firmën e investimeve që ajo tani drejton.

Apanamenti ka një pamje të gjerë drejt Kensington dhe Holland Park, me objekte të shumta si një pishinë, palestër, spa, kinema, sallë lojërash dhe fushë golfr. Fondacioni antikorrupsion FBK i Navalnyt, që zbuloi lidhjen midis Kovalev dhe Lavrov, bëri thirrje që Kovalev dhe familja e saj të sanksionohen gjithashtu. “Babai biologjik i Polinës nuk është super i pasur. I velmi burim i parave është nëna e saj e papunë, e cila ndodh të jetë gruaja informale e Lavrov. Ky është një shembull shkollor i pasurisë së pashpjegueshme. Prona mund të konfiskohet ligjërisht menjëherë”, tha ajo.