I dërguari ukrainas, Sergiy Kyslytsya të premten dënoi Rusinë, për gënjeshtrat e saj, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.


“Cili do të jetë objektivi i radhës? Një ndërtesë më shumë banimi? Edhe një maternitet? Trupat ruse i kanë goditur tashmë të gjitha këto vende.”, tha ai në OKB.

Kyslytsya foli për Mariupolin, qytetin bregdetar jugor, i cili është nën sulm pothuajse të vazhdueshëm nga forcat ruse, shkruan BBC.

“Sulmet ajrore dhe granatimet pa dallim të Rusisë pothuajse kanë shkatërruar Mariupolin dhe kanë vrarë 1,582 banorë civilë të atij qyteti, sipas administratës lokale. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit po varrosen në varre masive në qytetet e Ukrainës”, shtoi ai.