Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës ka pohuar se mbi 14,000 trupa ruse janë vrarë në tre javët e para të pushtimit të vendit nga Moska.


Në një përditësim operacional të postuar në ”Facebook”, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 14,400 ushtarë rusë janë vrarë.

Përditësimi tha gjithashtu se Moska ka humbur një sasi të madhe pajisjesh ushtarake, duke përfshirë rreth 1,470 transportues të blinduar, 60 tanke dhe mbi 100 avionë luftarakë dhe helikopterë.

BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin, megjithëse burimet perëndimore të inteligjencës kanë sugjeruar se rreth 7,000 trupa janë vrarë dhe midis 14,000 dhe 21,000 të tjerë janë plagosur.

Kjo vjen pasi forcat ukrainase pretenduan se kishin vrarë një gjeneral të pestë rus.

Gjenerallejtënant Andrei Mordvichev do të ishte komandanti më i lartë rus i vrarë në konflikt deri më tani, megjithëse BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin.