Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, sot akuzoi forcat ruse për shkelje të armëpushimit dhe për shënjestrimin e njerëzve që evakuohen nga qytetet nën bombardime.


Në një adresë video të postuar të premten, Iryna Vereshchuk tha se bombardimet kishin penguar evakuimet nga Mariupol, ku një maternitet u bombardua këtë javë dhe kryeqyteti Kiev.

Por, ajo tha se disa evakuime të planifikuara ishin të suksesshme, duke përfshirë 1,000 njerëz që u shoqëruan nga fshati Vorzel në rajonin e Kievit, shkruan BBC.

Ndërsa, kryetari i bashkisë së Kharkiv-it, Ihor Terekhov tha se Rusia kishte bllokuar evakuimet nga Izyum, një qytet në vijën e parë të konfliktit në Ukrainën lindore.