Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO-s do t’i duhet t’i shtojë forcat e saj në lindje të Evropës.


Stoltenberg e ka bërë këtë deklaratë gjatë një konference për media të martën, teksa ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës, ka krijuar një “realitet të ri sigurie” në Evropë.

Të mërkurën, liderët e NATO-s do të nisin diskutimin për masat konkrete për të rikthyer sigurinë afatgjate, ka bërë të ditur Stoltenberg.

Sipas tij, këto masa përfshijnë “më shumë forca”, në pjesën lindore të aleancës.