Punonjësit policorë të SPB-Tetovë dje (12 mars) nga ora 8 deri në ora 20, kanë zhvilluar aktivitete të përforcuara të kontrollit të komunikacionit, në kuadër të të cilave janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 26 tejkalim të shpejtësisë maksimale jashtë vendbanimit (TE-10 dhe GV- 16). Gjithashtu, janë sanksionuar 14 drejtues mjetesh (GV) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë në një zonë të banuar. Gjatë kontrollit, me masat e parapara me ligj, përkatësisht parashtresa, janë sanksionuar edhe 15 lloje të kundërvajtjeve të tjera (TE-1 dhe GV-14), SPB Tetovë ka përsëritur apelin që drejtuesit e mjeteve të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të mos vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre dhe të pjesmarësve të tjerë të trafikut, gjë që do të kontribuojë drejtpërdrejt në rrugë më të sigurta në rajon dhe më gjerë.