Institucionet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut janë në koordinim të çdoditshëm dhe se “nuk ka indikacion për kërcënim të sigurisë së shtetit”, ka siguruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, transmeton TV21.


Shton se edhe pse situata aktuale është e qetë dhe stabile, sërish duhet të merren parasysh rreziqet siç mund të jetë në këtë rast fluksi i emigrantëve.

“Në këtë moment situata e sigurisë është stabile dhe e qetë, pa indikacione për dëmtim. Ju e dini se ne gjithmonë duhet të kemi parasysh rreziqet e sigurisë dhe kriza potenciale e emigrantëve është njëra nga rreziqet e sigurisë, jo vetëm për shtetin tonë, por për të gjitha shtetet në rajon dhe me gjerë”, tha më tej Spasovski në paraqitjen para mediave të përbashkët me homologun e tij slloven.