Ndoshta deri më tani shqiptarët dhe skoceztët nuk kanë patur ndonjë lidhje të veçantë midis tyre, por padyshim pas ndeshjes mes Crvena Zvezdës dhe Glasgow Rangers gjërat do të ndryshojnë, sigurisht për mirë.


Zvezda dhe Rangers u përballën në Beograd në një ndeshje të vlefshme për Europa League. Klubi serb fitoi me rezultatin 2-1, por në fund kualifikimi për në çerekfinale i takoi skocezëve, pasi kishin fituar ndeshjen e parë 0-3. 

Përpara fillimit të sfidës tifozëritë e dy skuadrave u përleshen me njëra tjetrën pranë hotelit Metropol në Beograd. Sipas portalit serb “Republika” konflikti ka ndodhur për shkak se skocezët kanë thërritur “Kosova është Shqipëri”. Kaq ka mjaftuar që të shpërthente “lufta”.

Mirëpo nuk ka mbaruar gjithçka me kaq, pasi ndeshja ka qenë e zjarrtë edhe në tribuna, ku nuk kanë munguar provokimet.

Ndërkohë një prej tifozëve të ultrasve skocezë u ka treguar serbëve të Delijes shqiponjën me dy krerë, simbol të shqiptarëve, duke i acaruar edhe më shumë kundërshtarët të cilët këtë gjest nuk e kanë shumë qejf.