Makaronat janë ushqimi i preferuar për shumëkënd, por femrat kanë një arsye më shumë për t’i konsumuar rregullisht.


Shkencëtarët italianë që donin të shqyrtonin nëse buka dhe makaronat lidhen me një rrezik të shtuar të kancerit të gjirit, studiuan më shumë se 11,000 gra italiane të të gjitha moshave.

Prandaj, studimi tregoi se 4500 gra kishin zhvilluar sëmundjen, ndërsa pjesa tjetër ishin të shëndetshme dhe përdoreshin si grup krahasimi.

Sipas studimit, gratë e moshës 55 deri në 64 vjeç, dieta e të cilave ishte e pasur me bukë, kishin 60% rritje të rrezikut të kancerit të gjirit, ndërsa gratë që ishin mbipeshë kishin 45% më shumë gjasa për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Vetëm ato gra që konsumonin rregullisht sasi të mëdha makaronash ishin të paprekura nga rreziku në rritje.

Shkencëtarët vlerësojnë se buka, për shkak të indeksit të lartë glicemik, kontribuon në rritjen e niveleve të estrogjenit, të cilët konsiderohen si një faktor rreziku për kancerin e gjirit.

Disa studime kanë shqyrtuar lidhjen midis marrjes së karbohidrateve, ngarkesës glicemike ose indeksit glicemik dhe rrezikut të kancerit të gjirit për shkak të efektit të tyre në nivelet e insulinës dhe glukozës plazmatike, por rezultatet e tyre janë kontradiktore.

Ekspertët vërejnë se nevojiten më shumë kërkime për të vërtetuar këtë lidhje./abcnews.al