Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e policëve të Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip, janë zbardhur katër vepra penale “vj*edhje e rëndë”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.


Nga këto vepra, tre janë tentativa për të vj*edhur katalizator të sistemit të shkarkimit të mjeteve motorike në rajonin e Shtipit, për të cilat ekziston dyshimi se janë kryer nga tre grupe: njëra është formuar nga T.I.(22) nga fshati Podaresh të Radovishit, D.I.(21) dhe T.N.(23) të dy nga Injeva e Radovishit – e dyta nga I.K.(24), E.A.(28) dhe A.R.(26) që të tre nga Velesi dhe grupi i tretë nga V.I.(28) nga Llakavica e Shtipit dhe A.S.(28) nga Jakimova e Dellçevës.

“Në SPB Shtip është kryer bisedë zyrtare me të gjithë personat e dyshuar dhe ata e kanë sqaruar kohën, vendin, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale. Nga ana e policëve kanë gjetur dhe marrë pajisjet me të cilat është kryer vepra. Pas kompletimit të rasteve, kundër kryerve të veprave penale do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, qëndron në njoftim.