Forcat ruse kanë vijuar me sulmet te civilët. Një person ka vdekur pas bombardimeve në një zonë të banuar të Kievit, tha kryebashkiaku.


Vitali Klitschko në një postim në rrjetet sociale, ka shpërndarë një vide nga zona e bombardur.

“Armiku vazhdon të sulmojë kryeqytetin”, shkruan ai. “Në mëngjes, një zonë banimi në rrethin Podolsk u granatua. “Një person ka vdekur, 19 janë lënduar, mes të cilëve katër fëmijë.

Gjashtë shtëpi, kopshte dhe një shkollë janë dëmtuar. Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vend”, shtoi kryebashkiaku.