Kryeministri Edi Rama në kuadër të administrimit të çmimittë ushqimeve nëpër markete këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë në një market lagjeje i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë.


“Vizitë mbikqyrëse në një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë që ndjek Bordi i sapongritur i Administrimit, për përballimin solidar të goditjeve të luftës në Ukrainë mbi mallrat e konsumit”, shkruan Rama.