Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg, ka biseduar me kryeministrin e Kroacisë, Jens Stoltenberg, për incidentin e dronit sovjetik që u rrëzua në Zagreb.


“Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë dhe të punojmë së bashku për të vërtetuar faktet”, ka shkruar Stoltenberg.

Qeveria e Kroacisë ka njoftuar se një dron ushtarak i prodhimit sovjetik, i cili ka ardhur nga Rumania përmes Hungarisë në hapësirën e Kroacisë, u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten.

Droni u rrëzua në afërsi të konviktit të studentëve “Stjepan Radiq”, në pjesën jugore të Zagrebit dhe nuk u raportua për të lënduar.

Qeveria kroate e ka pyetur atë ukrainase nëse droni ishte i tyre, por kjo e fundit e ka mohuar. Gjithashtu, edhe ambasadorja ruse në Kroaci ka thënë se droni s’i përkiste as Rusisë.