Sipas gazetarit të mirënjohur të futbollit Fabrizio Romano, gjigandi katalunas Barcelona ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Çellsit Andreas Kristensen, që ky i fundit të transferohet si lojtar i lirë në “Kamp Nou”.


Pas kësaj marrëveshjeje, Barça thuhet se është shumë pranë transferimit të radhës, ku sipas “Sport”, mesfushori i Milanit, Fenk Kesi do t’i bashkohet “Blaugranëve” si lojtar i lirë këtë verë. Kesie do të largohet nga “San Siro” në fund të këtij sezoni, dhe tani raportohet se ka arritur marrëveshje të plotë që të bashkohet nga sezoni i ardhshëm Barcelonës.

Në 29 paraqitje në të gjitha garat për Milanin, Kesie ka arritur të regjistrojë gjashtë gola dhe një asist mbi emrin e tij.