Erling Haaland dhe dramat e tij të transferimeve po tërheqin vëmendjen e klubeve dhe mediave evropiane.


Haaland është vetëm 21 vjeç, dhe është një bishë para portës. Ai është padyshim sulmuesi më i kërkuar në botë për momentin, duke konkurruar me më të mirët në pozicionin e tij, prandaj disa klube janë në një garë për të marrë nënshkrimin e tij.

LEXO EDHE:Franck Kessie pranë transferimit te Barcelona

Haaland dëshiron të kalojë në një klub që mund t’i sigurojë atij më shumë perspektiva se Borussia Dortmund dhe ai do të jetë i hapur për një transferim në tre muajt e ardhshëm apo më shumë.

Ka disa oferta në tryezë për Haaland, më premtueset dhe më fitimprurësit prej të cilave janë nga Manchester City dhe Real Madrid , të cilët thuhet se i kanë premtuar shuma të mëdha parash.

Real Madridi u sigurua që të ishte një hap përpara konkurrencës

Ndërsa bisedonte në kanalin e tij “Twitch”, gazetari spanjoll, Siro Lopez, tha se Erling Haaland dhe Real Madrid kishin vendosur një paramarrëveshje në fund të vitit 2021 për transferimin e sulmuesit te klubi spanjoll në muajt e ardhshëm. Sipas raportimeve, paramarrëveshja vlerësohet në rreth 100 milionë euro.