Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kushdo që dëshiron të luftojë kundër forcave ukrainase është i mirëpritur, shkruan skynews


Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi idenë se të gjithë ushtarët në rajonet rebele të Luhansk dhe Donetsk duhet të pajisen me sisteme raketore- antitank të prodhimit amerikan si Javelin dhe Stinger .

Duke folur në një takim të këshillit rus të sigurisë, Putin shprehu mbështetjen e tij për një ide të tillë. Shoigu tha se 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme ishin të gatshëm të luftonin me forcat e mbështetura nga Rusia.