Duke dënuar “sulmin e egër dhe barbar ndaj civilëve të pafajshëm”, kryeministri bëri një krahasim të drejtpërdrejtë me veprimet e nazistëve nën Adolf Hitlerin në vitet 1940. Johnson paralajmëroi gjithashtu se presidenti rus nuk do të ndalet në Ukrainë dhe një fitore e Kremlinit do të sillte “fillimin e një epoke të re frikësimi në të gjithë Evropën Lindore” dhe do të jepte “dritën jeshile për autokratët kudo”.


Ai shtoi: “Është pikërisht sepse Ukraina dhe Rusia kanë qenë kaq të afërta historikisht, saqë ai ka qenë i tmerruar nga efekti i atij modeli ukrainas mbi të dhe në Rusi. “Ai ka qenë në një panik total për të ashtuquajturin revolucion me ngjyra në vetë Moskën, dhe kjo është arsyeja pse ai po përpiqet kaq brutalisht të shuajë flakën e lirisë në Ukrainë.
Duke hedhur poshtë marrëdhëniet e Rusisë me NATO’n si shkak të agresionit, Johnson tha: “Unë mendoj se ai ishte i frikësuar nga Ukraina për një arsye krejtësisht të ndryshme. “Ai ishte i frikësuar nga Ukraina, sepse në Ukrainë ata kanë një shtyp të lirë dhe në Ukrainë kanë zgjedhje të lira, dhe me çdo vit që Ukraina përparonte… ai kishte frikë nga shembulli ukrainas.”

Këtë adresim, kryeministri Boris Johnson e bëri sot para një grupi aktivistësh të Partisë Konservatore.