Propozim-ligji për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, në lexim të parë, me të cilin për herë të parë rregullohen paratë virtuale, përkatësisht kriptomjetet e njohura si kriptovaluta dhe pronë digjitale, sot kaloi në seancën e Komisionit kuvendor për çështje evropiane.


Para anëtarëve të Komisionit, propozim-ligjin për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, e prezantoi zëvendësministri i Financave Filip Nikollovski i cili theksoi se arsyet për sjelljen e Ligjit, dalin nga nevoja për harmonizimin e tij me acquis evropian përkatësisht ligjvënie në fushën e luftës krimit të organizuar, dhe dispozitave nga Direktiva 2018/843 për parandalim të shfrytëzimit të sistemit financiar për qëllimet e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit nga viti 2018. Gjithashtu, shtoi, janë rishikuar rekomandimet e FATF dhe plotësimet e fundit në tetor të vitit 2020. Në propozim-ligjin janë vendosur edhe zgjidhje për tejkalimin e rreziqeve të identifikuar me Vlerësim nacional të rrezikut nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit të miratuar në vitin 2020.

“Me ligjin për herë të parë fillon rregullimi i kriptofushës, duke e përfshirë aspektin e rreziqeve nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit, si një nga rreziqet më të rëndësishme lidhur me paratë virtuale përkatësisht kriptomjetet duke i marrë parasysh karakteristikat e tyre me të cilat mundësohet një shkallë e caktuar e anonimitetit të pjesëmarrësve në transaksione”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se duke i definuar kushtet e mjeteve virtuale, dhënësit e shërbimeve lidhur me mjetet virtuale, portofole për mjete virtuale, kriptomate etj, si dhe konfirmim i obligimeve për dhënësit e shërbimeve lidhur me kriptovalutat të ndërmarrin masa dhe veprime për parandalim të larjes së parave, financimin e terrorizmit, konfirmimin e mekanizmave për kontroll gjatë keqpërdorimeve potenciale me mjetet virtuale, konfirmim i organit mbikëqyrës të dhënësve të shërbimeve lidhur me mjetet virtuale nga aspektet lidhur me parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, do t’i zvogëlojë rreziqet e larta të rëndësishme, gjegjësisht shkallën e rrezikut të sistemit nacional në ballafaqimin me sfidat që i sjellin mjetet virtuale. Me këtë, potencoi zëvendësministri i Financave, do të krijohet një mundësi reale për mbrojtjen e sistemit të pagesës dhe ekonomisë në tërësi si objekt i mbrojtjes së veprës penale larje parash dhe të ardhura tjera nga veprat ndëshkuese, ndërsa me atë edhe sistemi i tërësishëm ekonomik-financiar nga erozioni.

“Çështja me rregullimin e kësaj fushe është aktuale në nivel global, disa shtete kanë miratuar zgjidhje ligjore, me qëllim që të tërheqin investitorët në mjete virtuale dhe të hapen mundësi për teknologji inovative në bazë të së cilës janë krijuar këto mjete”, theksoi Nikollovski.

Ndërmjet zgjidhjeve të përmbajtura në Propozim-ligjin janë edhe ridefinimi i diapazonit të subjekteve të cilët janë të obliguar të ndërmarrin masa dhe veprime për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, gjegjësisht si subjekte të reja janë vendosur: personat të cilët tregtojnë ose veprojnë si ndërmjetësues në tregtinë me vepra artistike, duke i përfshirë edhe galeritë artistike ose shtëpitë e ankandeve dhe dhënësit e shërbimeve lidhur me mjetet virtuale. Më tutje obligimet për subjektet të cilat kanë të bëjnë me identifikimin, vendosen në linjë me Direktivën e 5-të dhe standardet e FATF; për qëllimet e identifikimit të klientit-person fizik edhe krahas përdorimit të dokumentit të vlefshëm dhe origjinal për identifikim, merret parasysh nëse është i nevojshëm përdorimi i mjeteve për identifikim elektronik të dhëna në suaza të skemës së regjistruar për identifikim elektronik në nivel të lartë të sigurisë sipas ligjit. Me vendimet saktësohen dhe harmonizohen me Direktivën e 5-të dispozitat që i referohen pronarëve realë, si dhe çështjet e tjera që lidhen me Regjistrin e pronarëve të vërtetë.

Zgjerohet edhe numri i subjekteve të cilët dorëzojnë raporte te Drejtoria, respektivisht dhënësit e shërbimeve lidhur me mjetet virtuale do ta njoftojnë Drejtorinë për këmbim të mjeteve virtuale dhe fiat valuta ose para në vlerë prej 1.000 euro, si dhe përmbaruesit për shitjet e kryera me tender publik gojor dhe kontratat për shitje me marrëveshje të drejtpërdrejtë me të cilat fitohet e drejta e pronësisë mbi pronën në vlerë mbi 15.000 euro, ndërsa me një pjesë të vendimeve saktësohen edhe kompetencat e Drejtorisë për inteligjencë financiare, si dhe dispozitat për bashkëpunimin e Drejtorisë me organe tjera kompetente dhe njësi për inteligjencë financiare të shteteve tjera.

“Qeveria fuqishëm beson se ky ligj do të sjellë në një kthim pozitiv në luftën kundër larjes së parave si një nga format më të sofistikuara të krimit të organizuar dhe prandaj propozon që i njëjti të miratohet”, tha Nikollovski.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së opozitare e mbështetën miratimin e ligjit, por me vërejtje se pushteti po vonohet, kundrejt vendeve fqinje, Ata dërguan vërejtjes në lidhje me disa nene të ligjit siç është rregullimi i dhënësve të shërbimeve lidhur me mjetet virtuale.

“Dhënësit e shërbimeve obligohen ta njoftojnë Drejtorinë, por nuk kam parë se kush është përgjegjës për mbikëqyrjen. Në Greqi për shembull për mbikëqyrjen kompetent është Helenik kapitol market komishën, në Shqipëri Banka qendrore është kompetente edhe për dhënie të licencave dhe për mbikëqyrje, ndërsa tek ne nuk është mjaft e rregulluar dhe sqaruar”, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së Mile Lefkov.

Debati pas pikës së dytë në seancën e sotme për Propozim-ligjin për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, i cili sillet me procedurë të shkuarta, në lexim të dytë, nuk filloi. Kryetari i Komisionit Arbër Ademi e ndërpreu seancën pasi deputetët e opozitës kërkuan t’i marrin në formë të shkruar amendamentet e ligjit, pas së cilës seanca duhet të vazhdojë.