Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në selinë e NATO-s në Bruksel javën e ardhshme për një samit të jashtëzakonshëm të aleancës, shkroi misioni i SHBA-së në NATO në Twitter të martën.


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm për 24 mars në Bruksel për luftën në Ukrainë.

Në Twitter, Stoltenberg tha se liderët “do të trajtojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s”. Ai shtoi se në këtë “kohë kritike, Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku”.