Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është deklaruar sërish për situatën në Ukrainë.


Biden përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se do të sigurohen që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur kundër agresionit rus.

Ai poashtu deklaroi se do të dërgojnë para, ushqim e ndihma të tjera të nevojshme për ukrainasit.

“Ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur kundër forcës së pushtuesve rusë. Ne do të dërgojmë para, ushqim dhe ndihmë për të shpëtuar jetën e ukrainasve. Ne do të mirëpresim refugjatët ukrainas me krahëhapur”, deklaroi Biden.

Tashmë janë bërë tri javë që nga koha kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainën. Shumë civilë dhe ushtarë vdiqën e mijëra të tjerë u detyruan të largohen nga vendi.