Policia e Kosovës sot ka konfiskuar dy mijë kilogramë mjaltë në fshatin Debellde të Vitisë.


Këto kilogramë ishin futur në Kosovë nga Maqedonia e Veriut ilegalisht me anë të një furgoni ngjyrë të bardhë, të cilin policia e kishte vërejtur dhe e kishte parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të arratiset, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje.