Gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet telefonata midis presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij kinez Zhi Zhinping.


CNN ka listuar pesë arsye se pse telefonata e dy liderëve është e rëndësishme

1. Telefonata vjen në një moment kritik në luftën Rusi-Ukrainë: Sipas zyrtarëve amerikanë, Kina po peshon nëse do t’i japë ndihmë ushtarake apo financiare Rusisë, e cila e ka kërkuar atë pasi ushtria e saj ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë. Nëse Kina bie dakord, ajo mund të zbehë marrëdhëniet e saj me Perëndimin për dekadat e ardhshme.
2. Kina mund t’i ofrojë Rusisë një sërë mbështetjeje: në bisedën e tyre telefonike, Biden shpreson t’i bëjë të qartë presidedentit kinez anët negative të ndihmës në luftën e Rusisë, qoftë nëpërmjet ndihmës ushtarake apo financiare.
3. SHBA duhet të menaxhojë një partneritet “gjakftohtë”: Edhe para se Rusia të pushtonte Ukrainën, zyrtarët amerikanë po shikonin me kujdes ndërsa lideri rus Vladimir Putin dhe Xi po afroheshin më shumë. Drejtori i CIA-s Bill Burns tha javën e kaluar se partneriteti i kishte rrënjët në “shumë arsye shumë gjakftohtë”. Që atëherë, partneriteti pa kufij është testuar ndërsa Xi mendon se si t’i përgjigjet luftës së Rusisë në Ukrainë.

4. Aleatët amerikanë në Azi po vëzhgojnë nga afër: pushtimi i Rusisë ka dërguar valë ankthi në mbarë botën. Një vend që shikon nga afër është Tajvani, ishulli vetëqeverisës i pretenduar nga Kina. Pekini kohët e fundit ka rritur fluturimet ushtarake pranë ishullit dhe ka paralajmëruar kundër mbështetjes amerikane.

5. Biden dhe Xi kanë botëkuptime shumë të ndryshme: Para konfliktit në Ukrainë, Biden dukej se synonte të ripërqendronte politikën e jashtme amerikane drejt Azisë, ku ai e sheh konkurrencën midis SHBA-së dhe Kinës si një sfidë përcaktuese të shekullit të ardhshëm. Dhe ndërsa kriza e Ukrainës ka preokupuar Shtëpinë e Bardhë javët e fundit, zyrtarët këmbëngulin se janë ende në gjendje të ruajnë vizionin e tyre mbizotërues