Shkruan: Shaban Sinani


Dita botërore e poezisë, 21 Marsi, u shënua edhe në Tetovë me një aktivitet letrar organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum. Poetët kanë fuqinë të ngrejnë dhembjet e veta në art, ku në të, gjithë gjejnë dhembjet tona. Është kjo thënie e Mitrush Kuteli për poetët dhe jo rastësisht e fillojmë këtë takim për Ditën Botërore të Poezisë, sa për të thënë se sa fuqi në shoqëri kanë poetët.
21 Marsin, si ditë ndërkombëtare të poezisë, nëpërmjet fjalëve dhe ritmit, themi se: poezia u jep formë ëndrrave tona për paqe, dinjitet e drejtësi dhe na jep forcën dhe dëshirën për t’i realizuar këto ëndrra. Ky është edhe mesazhi i poetëve nga mbarë bota, me rastin e Ditës Botërore të Poezisë. Datë që daton që nga viti 1999, që 21 Marsi të përkujtohet si Dita Botërore e Poezisë, hyjneshës së fjalës së shkruar. Kjo ditë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe, zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye, UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në mbarë botën, si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe, zhvillimin e plotë të aftësive krijuese të çdo personi – poeti apo poeteshe. Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve ”Oeneum”- Tetovë Behare Neziri theksoi se Shoqata me aktivitetet që i realizon ka përgjegjësi programore e morale që të kultivojë jetën kulturore në qytet, të përkujdeset edhe për afirmimin dhe përkrahjen e talentëve të rinj krijues, të motivojë dhe të ndihmojë krijuesit e rinj.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet në fjalën përshëndetëse mes tjerash tha se Komuna përgëzon Shoqatën e shkrimtarëve Oeneum për veprimtaritë kulturore që i realizon dhe Komuna do të jetë mbështetëse e për ngjarje kulturore që e afrimojnë qytetin e Tetovës, sidomos edhe në këtë ditë që shënon edhe ardhjen e një stine të re.
Moderatorja e këtij aktiviteti, poetja Sadije Aliti theksoi se poezia është vetë jeta, dhe lexuesi në një varg në një strofë të përjetojë një ndenjë e të gjej një copëz jetë.
Pika muzikore u interpretuan në violinë nga Lulesa Pajaziti. Krijuesit tetov i lexuan poezitë e tyrë në orën poetike të pagëzuar Gjuha e Shpirtit
Për ketë ditë të shënuar, Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, ndau edhe mirënjohje për ata që e kanë ndihmuar Shoqatën duke dhënë kontributin, u nderuar me titullin miqtë e Shoqatës, gjithashtu u ndanë edhe libreza anëtarësie.
Poezia na ndihmon për të promovuar komunikimin dhe lidhjen mes kulturave të ndryshme, sepse krijon shtigje drejt autenticitetit të një gjuhe që e kupton mbarë njerizimi.