Shkup, 21 mars – Owlypia është një garë ndërkombëtare mjaft emocionuese për nxënësit e moshës nga 9-11 (Owlins), 12-14 (Owlets) dhe 15-18 (Owlys). Owlypia ka për qëllim që të inspirojë kërshërinë intelektuale të secilit nxënës dhe një platformë ku ata mendojnë, shkruajnë, diskutojnë dhe kënaqen.


 

Tema e konkursit të këtij viti është Inovacioni i ri – çfarë do të ndodhë më pas. Nxënësit mund të marrin pjesë në tre gara: Owlympia- Internet, Owlympia Lokal dhe Owlympia Global ( Universiteti i Kembrixhit dhe universiteti Harvardit)

Me pjesëmarrjen në një garrë të sfidave ekipore në pesë sfera tematike intelektualët e rinj do ti shfaqin idetë e tyre kreative , do ti zhvillojnë shkathtësitë e tyre shumëdimensionale akademike, do ta prezantojnë potencialin e tyre, do të ndërtojnë vetëbesimin, do të zhvillojnë shkathtësi për punë ekipore.

Sfidat ekipore:Puna në grupe nga tre nxënës të cilët do të ballafaqohen me pesë sfida të ndryshme në pesë lëndë për gjatë dy ditëve. Sfidat ekipore për dije dhe njohuri, Pen Daun fjalim-dije, improvizim dhe shpirti ekipor

Owlypia përbëhet nga pesë tema të cilat janë studime sociale, art dhe dizajn, literatur dhe kultur, shkenca, teknologjia dhe ekonomi biznes. Nxënsit zgjedhin një nga pesë lëndët dhe përgatiten për konkursin me shfrytëzimin e resurseve të përmendura për atë lëndë.

ShMP “Jahja Kemal” është krenare që është nikoqir i këtij konkursi emocionues ndërkombëtar, i cili do të organizohet në datat 27-28 Mars 2022 në ShMP “Jahja Kemal – Shkup.

Nëse kënaqeni duke menduar, shkruar dhe folur në mjediset sociale dhe akademike stimuluese, atëherë kjo është një sfidë për Ju. Ne ftojmë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për të aplikuar për këtë konkurs