Ethet vazhdojnë, gara ngushtohet dita ditës për kryetar dege të BDI-së në Tetovë. Siç mëson portali TetovaSot  mes tetë kandidatëve, njëri largohet nga gara e ai është Bajram Rexhepi, drejtor aktual i resurseve njerëzore.


Tani gara vazhdon mes shtatë kandidatëve ku të gjithë vazhdojnë aktivitetin e tyre në nëndegët e BDI-së në Tetovë për të fituar edhe besimin e tyre që do të drejtojë degën më të madhe të BDI-së.  Edhe në portalin TetovaSot dhe TS.mk gara ka qenë e ashpër ku çdo kandidat ka pasur me qindra simpatizues të tyre, që kanë shprehur hapur orientimin e tyre dhe simpatinë e tyre  ndaj kandidatëve.

Nga dega e Tetovës për TS thanë ditë më parë  se është herët të themi se kur do të jenë zgjedhjet, pasi ende nuk janë bërë azhurnimet dhe regjistrimet e reja.

Në fillim do të ketë anëtarësime dhe regjistrime të reja më pas do të bëhet azhurnimi i të dhënave dhe do të cakotohet data e zgjedhjes së strukturës së BDI-së Tetovë” thanë  nga dega e Tetovës për TS dit më parë,  ku potencuan se  zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë do të jetë një anëtarë një votë për të përzgjedhur kryetarin e e ri të degës së BDI-së Tetovë dhe anëtarët e degës.

Sipas degës së Tetovës, kandidati i cili do të ketë më shumë vota nga gjithë këshillat vendor ai do të jetë edhe kryetari i ri i degës së BDI-së Tetovë, një garë e sinqertë, transparente dhe tepër demokratike.

Portali TetovaSot  vazhdon të mbaj garën ende të hapur mes shtatë kandidatëve:

  • kryetari aktual i degës së BDI-së Tetovë, Florin Besimi,
  • sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri,
  • ish zv.drejtori i UJP-së, Muhamet Ameti,
  • drejtori i ELEM-TURS Adem Avziu,
  • ish ministri dhe tani drejtor në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor, Hisen Xhemaili,
  • drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Festim Halili,
  • drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Faton Ahmeti dhe
  • drejtori i Resurseve Energjetike, Bajram Rexhepi i larguar nga gara 

Pas Tetovës, BDI-ja e Ahmetit do të rifreskojë edhe BDI-në e Gostivarit, Strugës, Çairit, Sarajit, Zhelinës, Dibrës, Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Likovës , Kumanovës  Jugonovcës dhe disa degë të tjera./TS/