Gazetarëve ukrainas do iu jepen pajisje mbrojtëse personale dhe do të marrin trajnime për të punuar në mjedise armiqësore siç është tashmë lufta. Kjo gjë do të mundësohet nga UNESCO, ka thënë agjencia e OKB-së.


Unesco tha se do të sigurojë fillimisht 125 grupe jelekë dhe helmeta antiplumb për të ndihmuar gazetarët ukrainas që ndodhen në terren për të raportuar luftën. Mësohet se mijëra gazetarë po raportonin nga terreni në Ukrainë, ndërsa shumë prej tyre ishin pa pajisje mbrojtëse.

Pajisjet do të shpërndahen nga java e ardhshme nga Reporterët pa Kufij, nëpërmjet Qendrës së Lirisë së Shtypit në Lviv dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, tha UNESCO.