Ministria britanike e Mbrojtjes pohon se forcat ruse ende nuk kanë arritur të arrijnë përparësi në hapësirën ajrore ukrainase.


“Forcat ajrore ukrainase dhe forcat për mbrojtje ajrore vazhdojnë në mënyrë efikase ta mbrojnë hapësirën ajrore ukrainase”, kumtoi Ministria.

Ata njoftuan se Rusia nuk ka arritur kontroll dhe se është e varur nga arma, “e shfrytëzuar nga siguria e hapësirës ajrore ruse për sulme ndaj caqeve në Ukrainë”.

“Marrja e kontrollit ndaj hapësirës ajrore ishte një nga qëlimet kryesore të Rusisë në ditët e para të kofliktit, ndërsa dështimi i tyre i vazhdueshëm, në mënyrë të konsiderueshme e ka zvogëluar përparimin e tyre operativ”, kumtoi Ministria.